Al Nassr e ka seriozisht, kërkon transferimin e sulmuesit nigerian
27 Janar 2025, 19:19 / SPORT

Al Nassr dëshiron transferimin e Victor Boniface. Sulmuesi i Bayer Leverkusen ka kohë që është në fokusin e klubit saudit dhe tani ka nisur negociatat edhe me “aspirinat”.
Nigeriani Boniface ka luajtur 10 ndeshje në këtë sezon me kampionët e Gjermanisë. Forma e tij nuk ka qenë më e mira e mundshme, pasi një periudhë ka qenë i dëmtuar.
Alternativa, në rast të dështimit të kësaj piste është Jhon Duran, por Aston Villa nuk ka ndërmend ta humbasë atë në gjysmë të sezonit.
Bayer Leverkusen i Xabi Alonso-s është në vendin e dytë në Bundesligë, ndërsa Al Nassr i Stefano Piolit është i treti në kampionatin Saudi Pro League.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


