Aguero i sigurt për golat: Haland do ta thyejë rekordin tim te Siti
26 Mars 2025, 20:27 / SPORT

Serxho Aguero beson se Erling Haland do ta thyejë rekordin e tij të golave te Mançester Siti. Argjentinasi është shënuesi më i mirë në historinë e “Qytetarëve”, me 260 gola në 10 vitet që qëndroi në “Etihad”.
Por Haland ka shënuar 119 gola në vetëm tri sezone në Mançester dhe pak muaj më parë firmosi një kontratë 9.5-vjeçare, e cila nëse do të respektohet deri në fund, me shumë mundësi do ta shohë atë të bëhet shënuesi më i mirë i klubit.
Kur u pyet për mundësinë që norvegjezi të thyente rekordin e tij, Aguero tha për “Mirror”: “Shpresoj që po! Ai është një lojtar i madh. Ai është shumë pranë. Mendoj se ai mund të jetë ai që do t’u afrohet golave që kam, apo edhe do të më kalojë”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


