Shtrohet me urgjencë në QSUT doktor Pëllumb Pipero

Sot në urgjencën e Tiranës ka shkuar për të marrë shërbim mjekësor të menjëhershëm doktor Pëllumb Pipero. Urgjenca dukej se vinte si pasojë e një goditje AVC (Aksident Vaskular Celebral), të identifikuar nga mjekët. Në urgjencën e Tiranës janë parë lëvizje të shumta të kolegëve të tij mjekë për t'i dhënë ndihmën e parë.
Doktori po vijon kurimin në spitalin publik QSUT “Nënë Tereza”. Mjeku Pipero ishte një nga doktorët që ju qëndroi shqiptarëve pranë gjatë gjithë periudhës së Kovidit. Doktor Pëllumb Pipero u kthye në imazhin publik të luftës që qindra mjekë dhe infermierë patën kundër Kovid-19.
Mundet që lodhja, stresi dhe mbingarkesa e asaj periudhe të ketë bërë të vetën duke ndikuar në shëndetin e doktor Piperos. Duke i uruar kthim sa më të shpejtë pranë pacientëve të tij, Dritare TV i uron shërim të shpejtë doktor Piperos./dritare.net
-
Portret/ Avni Delvina, piktori i “The Donald”
19 Shkurt, 13:22
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


