Matura dhe eksperimentet e përvitshme! Ku duhet të kenë kujdes maturantët e 2023-it?

29 Janar 2023, 15:14 / AKTUALITET ALFA PRESS

Matura dhe eksperimentet e përvitshme! Ku duhet të kenë kujdes

Shpeshherë, maturantët ndër vite janë vënë përballë presioneve të ndryshme sa i takon ndryshimeve në mënyrën e përllogaritjes së pikëve në testim, por edhe të mënyrave të përzgjedhjes së degëve për të cilat ata duan të vazhdojnë studimet e larta. Shumë prej tyre janë ankuar për metodën e shpërndarjes së notave sipas vlerësimit në test.

Çfarë pritet të ndodh këtë vit?

Sipas INSTAT në vendin tonë aktualisht vijojnë mësimin në shkollat e mesme të përgjithshme dhe socio-kulturore 85.188 gjimnazistë dhe në ato profesionale 18.279 ndërkohë që mbi 33 mijë maturantë pritet ti nënshtrohen provimeve të maturës shtetërore këtë vit.

Matura dhe eksperimentet e përvitshme! Ku duhet të kenë kujdes

Kur do i nënshtrohen testimit të dijeve maturantët e 2023-it?

Në Fletoren Zyrtare janë publikuar datat për provimet e maturës të cilat do të zhvillohen gjatë vitit 2023 të cilat nisin nga 1 qershori deri në 19 qershor, ekzaktësisht datat sipas lëndëve janë:

1.     a) Gjuhë e huaj: 1 qershor 2023;

2.     b) Gjuhë shqipe dhe letërsi: 7 qershor 2023;

3.     c) Matematikë: 13 qershor 2023;

4.     d) Provimi me zgjedhje: 19 qershor 2023.

Matura dhe eksperimentet e përvitshme! Ku duhet të kenë kujdes

Kush janë lëndët me zgjedhje?

Lista e lëndëve të provimit me zgjedhje të matures shtetërore është si më poshtë:

Kimi;

Fizikë;

Biologji;

Histori;

Gjeografi;

Qytetari dhe Psikologji;

Filozofi dhe Sociologji;

Ekonomi;

Histori arti;

Histori muzike;

Histori baleti

Sipas udhëzimit të Këshillit të Ministrave, maturanti zgjedh një lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje, pavarësisht nëse i ka zhvilluar ose jo, apo i janë  ofruar ose jo ato nga shkolla në programin mësimor. Kandidatit, që ka dhënë dy ose  më  shumë provime me zgjedhje dhe është  vlerësuar me notë të  përshkallëzuar jo më të vogël se 4.50 (nota  5)  i njihen ato provime dhe nuk mund t’i japë më. Kandidatët,  të  cilët  rezultojnë  mbetës  në  të paktën njërin prej provimeve të Maturës Shtetërore, duhet ta rijapin atë që  të pajisen me diplomë.

Testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2023 hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).

Po si do të vlerësohen maturantët këtë vit?

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale sipas njoftimit në fletoren zyrtare kandidatët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2023, i rijapin provimet në sesionin e dytë.

Çfarë pritet të ndodh këtë vit me të pakënaqurit për vlerësimin?

Maturantët e vitit 2023 do të kenë mundësi që kërkojnë rivlerësim të testit, kur kanë dyshime mbi korrigjimin e tyre, risia është se do të bëhet një rivlerësim i gjithë testit. Sipas Qendrës së Shërbimeve Arsimore kjo është një e drejtë e tyre por ekziston mundësia që maturantëve t’u kthehet ankimimi në boomerang, pasi mund të marrin edhe notë më të ulët.

Si do të procedohet për ankimimin?

Pas përfundimit të maturës shtetërore, maturanti bën kërkesë për kopje të testimit, nëpërmjet e-albania. Pasi ka marrë kopjen dhe kërkon të rivlerësohet testi i tij, paraqet kërkesën me 3 korrik. Pastaj mblidhen të gjitha kërkesat. Përcaktohen dy mësues lëndor që vendosin nëse do të ja kalojnë kërkesën QSHA.

Brenda datës 3 korrik, kërkesat dërgohen në ZVA. Pastaj i gjithë procesi i kërkesave për rivlerësim dërgohen brenda datës 3 korrik në QSHA. QSHA kryen të gjithë procesin e rivlerësimit të testeve. Në rregullore parashikohet që rivlerësim do përfshijë të gjithë testin, jo vetëm pytjet e ankimuara. Mund të ndodhe që maturanti të mbesë me të njëjtat pikë, mund të rriten pikët, por edhe mund të ketë ulje pikësh. Pra kjo do të thotë që testi rivlerësohet në tërësi, jo vetëm për pytjet e konstatuara nga maturanti", tha Agim Alia, drejtor i Drejtorisë së Vlerësimit në QSHA.

Cfarë ka ndodhur vitet e kaluara ?

Në 2020 maturantët u ngritën në protesta krahas kërkesës për rrëzimin e reformës në arsim që sipas tyre i penalizonte në shume drejtime për studimet në universitet , ata kërkuan  rishikim të testeve pasi mënyra e vlerësimit, sipas tyre, ishte e mangët dhe nuk përputhej me notën, po ashtu ata ishin të pakënaqur edhe më nivelin e testit sipas të cilëve ishte tepër i vështirë dhe shpesh përmbante pyetje jasht programit. Pas ankesave dhe protestave të maturantëve për provimet, reagoi  Komiteti i Maturës Shtetërore. Përmes një deklaratë ata shprehen se, do të rishihet mënyra e shpërndarjes së notave sipas pikëve të marra nga maturantët në test, për të shmangur shqetësimin e maturantëve mbi notat e tyre, gjë që ka efekt të njëjtë për të gjithë ata.

Matura dhe eksperimentet e përvitshme! Ku duhet të kenë kujdes

Por edhe një vit më pas maturantët protestuan sërish për të njëjtin problem, me pankarta në duar dhe thirrje në kor, maturantët e Tiranës të mbledhur para Ministrisë së Arsimit, duke protestuar për provimin e matematikës. Sipas tyre asgjë nuk kishte ndryshuar nga kolegët e tyre që protestuan një vit më parë pasi teza ishte e një vështirësie të lartë dhe përmbante pyetje jashtë programit. Ata pretendonin se kjo nuk është e drejtë pasi kanë kaluar një vit të vështirë, ku pjesën më të madhe të mësimit e kanë bërë online për shkak të pandemisë.

Protesta e maturantëve u shtri në disa qytete, dhe solli reagimin e Ministres Evis Kushi e cila u shpreh se vështirësia e provimit po rishikohet, e nëse rezulton se ai e tejkalon nivelin e parashikuar, atëherë do të rishikohet shpërndarja e pikëve.

Matura dhe eksperimentet e përvitshme! Ku duhet të kenë kujdes

Matura dhe eksperimentet e përvitshme! Ku duhet të kenë kujdes

Duket se viti 2022 i dha fund protestave, më në fund maturantët u dëgjuan kur kërkuan  që testi i lëndëve me zgjedhje të ripërsëritej, teksa thonin se kishte pyetje jashtë programit dhe më konkretisht në lëndën e biologjisë. Megjithatë në lidhje me këtë sqaroi edhe ministrja e Arsimit, Evis Kushi teksa tha se pyetjet ishin hartuar siç duhej dhe se skishte asgjë gabim./ Alfapress.al

 

 

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128