VIDEO/ Mes brohorimave të fansave, ja si u prit Johannes Pietsch në aeroportin e Vienës pasi rrëmbeu fitoren e Eurovisionit 2025

Fituesi i madh i Eurovision 2025, JJ (Johannes Pietsch) u rikthye në Austri të dielën në mbrëmje, më 18 maj, pas fitores së tij mbresëlënëse në konkursin muzikor. Të afërm, miq dhe tifozë u mblodhën në aeroportin e Vjenës për ta pritur me slogane dhe brohoritje entuziaste.
Tenori 24-vjeçar u shfaq duke buzëqeshur, duke mbajtur në duar një buqetë me trëndafila të kuq dhe trofeun e Eurovisionit, ndërsa zbriste nga avioni në një atmosferë emocionesh.
"Faleminderit të gjithëve që erdhët. Faleminderit që besuat tek unë dhe që jeni kaq të sjellshëm," tha ai i prekur, duke iu drejtuar turmës.
Tifozët e tij e pritën me tullumbace dhe flamuj LGBTQ+, ndërsa kënga e tij fituese, "Wasted Love", bubullonte nëpër altoparlantë. Në një video të postuar nga JJ në llogarinë e tij personale në Instagram pasi mbërriti në aeroport, ai shkroi: E sollëm në shtëpi! Ende nuk mund ta besoj, por do të jem përjetësisht mirënjohës.
View this post on Instagram
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
