Uanda Nara zbulon 29 kriteret për t’u bërë i dashuri i saj: Të ketë tatuazhe dhe ta dojë mamanë…

20 Maj 2025, 00:11 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Uanda Nara zbulon 29 kriteret për t’u bërë i dashuri i saj:

Uanda Nara është në kërkim të shpirtit binjak. Prezantuesja argjentinasi nuk ka ngurruar të zbulojë në rrjetet sociale kriteret që duhet të plotësojë partneri i saj i ardhshëm.

Dhe nuk janë pak, por 29 të tillë. “Nëse kërkoj shumë, është pasi kam shumë për të dhënë”, shkruan ajo, duke prezantuar më pas listën e kritereve të kandidatëve potencial.

Mes kritereve janë “të jetë inteligjent, të ketë ndjenja të mira, të më bëjë të qesh, që të mos jetë toksik dhe të dojë mamanë e tij”. Më pas ajo vazhdon me “të dijë të bëjë mate (lloj pijeje) të mira, të flejë në drekë, të më dhurojë lule në semafor, të jetë krijues dhe të më kushtojë këngë”.

Sipas asaj ishte e rëndësishme që “të ketë objektiva, të ketë karakter, të ketë eksperiencë, të ketë tatuazhe dhe të mbajë veshur rroba “oversize””.