U nis me jaht luksoz për në Mykonos, por u zhduk! Asnjë gjurmë për biznesmenin e njohur! Mesazhi emocionues i aktores turke: Le të ndodhë një mrekulli

Vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit për Halit Yukay, një biznesmen 43-vjeçar, i cili rezulton i zhdukur pasi varka me të cilën ishte nisur drejt Bozcaadas u gjet e dëmtuar dhe gjysmë e fundosur.
Ngjarja ndodhi pak ditë më parë, ndërsa Yukay kishte dalë në det nga qyteti bregdetar Yalova, por nuk arriti kurrë në destinacionin e tij. Autoritetet detare kanë intensifikuar kërkimet, por deri më tani nuk ka ende asnjë gjurmë të tij.
Ndërkohë, aktorja e njohur turke, Seda Bakan, ka shprehur dhimbjen dhe shqetësimin e saj për mikun e saj të afërt përmes një postimi në rrjetet sociale. Ajo publikoi një foto ku shfaqet me bashkëshortin e saj Ali Erel, Halit Yukay dhe miq të tjerë, duke shkruar:
“Ju lutem, le të ndodhë një mrekulli.”
Bakan i ka bërë gjithashtu thirrje ndjekësve të saj që të tregojnë mbështetje dhe të përhapin informacionin për të ndihmuar në kërkimet për Yukay.

-
Shqiptarët përballë demonit serbo-sllav!
7 Gusht, 10:26 -
Ndahet nga jeta nëna e yllit të Hollywood, Brad Pitt
7 Gusht, 10:19
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


