Pse nuk janë bërë prindër? Bashkëshortja e Elvis Pupës i përgjigjet pyetjes që bëjnë të gjithë

3 Qershor 2023, 15:33 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Pse nuk janë bërë prindër? Bashkëshortja e Elvis
Bashkëshortja e Elvis Pupës, Belina ishte e ftuara e radhës në podkastin “Zë me Mirën”, ku foli lidhur me lidhjen e gjatë që ka me aktorin.

Çifti kanë 14 vjet bashkë dhe janë shumë të lumtur. Mirëpo, ajo çfarë iu ka bërë përshtypje të gjithëve është fakti se Visi dhe bashkëshortja ende nuk janë bërë prindër.

Lidhur me ketë Blerina është pyetur nëse ka qenë një vendim nga të dy, apo ka një problem që i pengon ata.

“Neve nuk na erdhi ndjesia e prindërimit. Jemi shumë të shëndetshëm, thjesht nuk ka ndodhur ende, mund të vijë nesër, mund të vijë pasnesër. Ama unë besoj se çdo njeri ka rrugën e vet. Jam këtu jam për të bërë rrugëtimin tim. Fëmija është bekim. Arsyeja e vetme që dua të kem një fëmijë është se dua të di çfarë krijimi mundemi të bëjmë ne. Por, për momentin nuk ndihem sikur më mungon diçka.”-tha bukuroshja.

Belina shtoi ndër të tjera që aktori asnjëherë nuk e ka pyetur se pse nuk po ndodh, por ka zgjedhur ta kuptojë. Ajo tha se janë shumë të plotësuar dhe të lumtur me njëri-tjetrin.