Nuk do të jetë më opinionist i “BBV”? Reagon Arbër Hajdari

15 Prill 2026, 16:03 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Nuk do të jetë më opinionist i “BBV”? Reagon

I ftuar në emisionin “Ndryshe” në Top Albania Radio, me moderatorët Elona Duro dhe Salsano Rrapi, ishte Arbër Hajdari, opinionisti i njohur i “Big Brother VIP Albania” dhe drejtuesi i fondacionit “Fundjavë Ndryshe”.

Gjatë bisedës, Hajdari ndau më shumë detaje mbi fillimet e tij në drejtimin e fondacionit, por u ndal edhe te eksperienca e tij si opinionist në spektaklin shumë të ndjekur. Ai foli hapur për mënyrën si e sheh këtë rol, duke theksuar se nuk e konsideron opinionistin si një profesion të mirëfilltë.

I pyetur nga Salsano nëse të qenit opinionist është profesion për të, Arbri u shpreh prerazi se jo, madje shtoi se nuk pajtohet as me ata që e konsiderojnë të tillë. Sipas tij, ky rol nuk duhet të mbetet gjatë në duart e të njëjtëve emra, pasi publiku ka nevojë të dëgjojë këndvështrime të reja dhe të ndryshme.

Salsano: Është opinionisti një profesion për ty?

Arbër: Jo, nuk është dhe refuzoj ta pranoj për të gjithë ata që e thonë, sepse edhe mendoj që duhet pas njëfarë kohe të ndryshojë.

Elona: Përse duhet të ndryshojë

Arbër: Nuk duhet të jetë gjithmonë një i njëjtë, sepse njerëzit kanë nevojë që t’i shohin gjërat edhe në këndvështrime ndryshe, pra nuk mund të jetë punë.

Elona: Me këtë thua që nuk do të jesh më?

Arbër: Unë nuk e thashë këtë, unë them çfarë është më mirë. Mendoj që opinionisti është një njeri i cili ka eksperiencën e tij, mbi gjërat që ka kaluar në jetë dhe ndan mendimin e tij ashtu si e sheh ai botën sepse ai nuk mund ta shohë siç e duan njerëzit, ama e rëndësishme është që ai të thotë mendimin e tij.

Salsano: Nëpër studio televizive ka shumë opinionistë…

Arbër: Nëse po flasim për gazetarë politikë po flasim për gazetarë politikë, nëse po flasim për njerëz që marrin përsipër t’i bëjnë të gjitha unë mendoj që në fund nuk bëjnë asgjë. Se nuk mund t’i bësh të gjitha nuk ke kohë të marrësh informacionin e nevojshëm ta verifikosh a është i vërtetë. Si mund të flasim për të gjitha?

Po ndodh...

ide