Rëndohet bilanci, 9 të vdekur nga sulmi me armë në një shkollë në Turqi

Nëntë persona u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm të armatosur në një shkollë të mesme në provincën Kahramanmaras të Turqisë të mërkurën pasdite. Mësohet se, sulmuesi, 14-vjeçari Isa Aras Mersinli i cili ishte gjithashtu nxënës në shkollë, i mori jetën vetes. Babai i djalit, Ugur Mersinli, një ish-oficer policie, është arrestuar.
Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se shkolla po funksiononte me turn të dyfishtë dhe se sulmi ndodhi ndërsa nxënësit po largoheshin nga turni i mëngjesit. Ai tha se nxënësi 14-vjeçar hyri në dy klasa duke mbajtur armë që kishte sjellë nga shtëpia dhe hapi zjarr pa dallim.
Sipas tij, nëntë persona u vranë në të shtënat, përfshirë tetë nxënës dhe një mësues, ndërsa 13 persona u plagosën. Nga të plagosurit, gjashtë janë shtruar në spital në njësitë e kujdesit intensiv, me tre në gjendje kritike.
Ministri shprehu ngushëllime familjeve të viktimave dhe uroi shërim të shpejtë për të plagosurit, duke vënë në dukje se autoritetet kompetente u mobilizuan menjëherë pasi u informuan për incidentin. Siç tha ai, ministrat e Brendshëm, Arsimit, Shëndetësisë dhe Drejtësisë shkuan në vendngjarje, ndërsa Presidenti i Turqisë ishte vazhdimisht i informuar për zhvillimet.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128