Teherani synon të çajë aleancën BE–SHBA/ Hormuzi me pagesë dhe Libani 'në lojë' kundër Trump

15 Prill 2026, 17:14 / BOTA ALFA PRESS

Teherani synon të çajë aleancën BE–SHBA/ Hormuzi me

Tensionet mes Iranit, Evropës dhe Shteteve të Bashkuara po hyjnë në një fazë të re, ku roli i Bashkimit Evropian po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm.

Sipas një analize të publikuar nga “Corriere della Sera”, lufta në Iran ka sjellë pasoja të drejtpërdrejta për ekonominë evropiane. Faturat e energjisë janë rritur ndjeshëm dhe pritet që ekonomia të ndjejë ndikime si rritje inflacioni, ngadalësim të rritjes dhe më shumë papunësi.

Në këtë situatë, Irani duket se po ndryshon qasje ndaj Evropës. Pas një periudhe ku e kishte lënë në plan të dytë, tani po përpiqet të afrohet dhe të shfrytëzojë ndarjet mes vendeve evropiane dhe raportet jo të qëndrueshme me SHBA-në.

Një nga pikat më të ndjeshme është Ngushtica e Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin e naftës. Sipas analizës, Irani mund ta përdorë këtë zonë si presion ndaj Evropës, madje duke vendosur kufizime apo “pagesa” për kalimin e anijeve.

Në të njëjtën kohë, çështja e programit bërthamor mbetet në qendër. Bisedimet kanë qenë të gjata dhe të vështira, ndërsa ende nuk ka një marrëveshje të qartë për hapat e mëtejshëm.

Ndërkohë, vendet evropiane po përpiqen të ndjekin një linjë më të pavarur nga SHBA. Franca dhe Britania po diskutojnë një mision detar në Hormuz për të garantuar sigurinë e transportit, ndërsa po rritet edhe bashkëpunimi me vendet e Gjirit.

Në sfond mbetet edhe konflikti në Lindjen e Mesme dhe situata në Gaza e Liban, që ndikojnë drejtpërdrejt në vendimet politike dhe diplomatike. / Corriere della Sera

Po ndodh...

ide