Heroi që shpëtoi banorët, zjarrfikësi rrezikoi jetën për të nxjerrë një grua të bllokuar në banesën e saj: Më tha më lër të digjem

15 Prill 2026, 15:37 / AKTUALITET ALFA PRESS

Heroi që shpëtoi banorët, zjarrfikësi rrezikoi jetën

U cilësua si heroi i ngjarjes, pasi u pa teksa u ngjit nëpër shkallë fare pranë flakëve për t’i shpëtuar jetën një gruaje, të cilës i vuri në kokë kaskën e tij madje.

Edhe pse drejton ekipin e zjarrfikësve për të shuar flakët dhe evakuuar banorët, ai i fali edhe një përqafim asaj.

Më tha lemë të digjem me gjithë shpi dhe i thashë eja se o ta shuajmë flakën brenda shtëpisë dhe do jetë prapë funksionale për ju. Isha i detyruar të shkoja sepse më njoftoi e bija,, e gjej zonjën të asfiksuar dhe ishte tmerruar…. Kokoren ia vendosa, sepse nga lartësitë kishte rënie të pjesëve metalike dhe tullat, dhe isha i detyruar t’ia vendosja sepse banori nuk është i specializuar që banori të zbresë nga autoshkalla”, u shpreh për TCH Jonus Murataj, shefi i shërbimit zjarrfikës.

Ekipi i zjarrfikësve mundësoi izolimin e flakëve në një pjesë të kompleksit, pasi nëse nuk ndërhyhej në kohë, zjarri do të merrte përmasa të tjera dhe dëmet do të ishin disa fish më të mëdha.

Kemi bërë prerjen e zonës që të mos përhapet zjarri në pjesë të tjera. Ishte në të njëjtën kohë edhe evakuimi i banorëve edhe fikja e zjarrit”, tha ai.

Ekipi i zjarrfikësve ka qëndruar gjatë gjithë natës dhe ditës së mërkurë në vazhdim, pasi herë pas here aktivizoheshin vatra të vogla.

 

Po ndodh...

ide