Pamje dramatike nga Turqia: Nxënësit hidhen nga dritaret e shkollës, prindërit vrapojnë të marrin fëmijët! Autori në klasën e 8
Katër persona kanë humbur jetën dhe njëzetë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë në një shkollën në qytetin turk të Kahramanmaraş. Tre nga viktimat janë nxënës dhe një është mësuar.
Edhe autori, një nxënës i klasës së tetë ka mbetur viktimë, por nuk është e qartë nëse ai është vetëvrarë apo është vrarë gjatë kaosit, ndërkohë që mediat në Turqi nuk raportojnë nëse në bilancin e viktimave përfshihet dhe ai.
"Fatkeqësisht, 4 persona kanë vdekur. Njëri prej tyre ishte mësues dhe tre ishin nxënës. Gjithashtu ka 20 të plagosur. Katër prej tyre aktualisht po i nënshtrohen një ndërhyrjeje kirurgjikale. Puna jonë vazhdon. Shpresojmë që vëllezërit dhe motrat tona të plagosura do të shërohen", është shprehur Guvernatori i Kahramanmaraş, Mükerrem Ünlüer.
Paraprakisht, media turke "Haber Turk" raporton se autori që u fut në shkollën e mesme dhe hapui zjarr me armë ishte një nxënës i klasës së 8-të. Babai i tij është ish-oficer policie dhe dyshimet janë se ai ka marrë armët e të atit.
Adoleshenti është futur në dy klasa dhe ka hapur zjarr pa paralajmërim, ndërkohë që në vendngjarje janë gjetur 5 armë dhe 7 karikatorë.
Ministri i Brendshëm Mustafa Çiftçi, Ministri i Shëndetësisë Kemal Memişoğlu dhe Ministri i Arsimit Kombëtar Yusuf Tekin janë nisur për në Kahramanmaraş pas incidentit tragjik. Ministri i Drejtësisë Akın Gürlek ka thënë se një hetim ka nisur menjëherë nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Kahramanmaraş.
"Janë caktuar tre zëvendësprokurorë publikë dhe katër kryeprokurorë. Është vendosur një ndalim publikimi", është shprehur ai.
Edhe ministri i Brendshëm, Mustafa Çiftçi ka caktuar 4 Kryeinspektorë të Administratës Civile dhe 4 Kryeinspektorë të Policisë për të hetuar sulmin në shkollën në Kahramanmaraş.
Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit (RTÜK) lëshoi një paralajmërim për organizatat transmetuese në lidhje me sulmin e armatosur në Shkollën e Mesme Ayser Çalık në Kahramanmaraş, duke kërkuar që parimet e transmetimit të respektohen në mënyrë strikte.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128