E rëndë në Greqi! Zëvendësministri në luftë për jetën, pësoi goditje në tru në zyrën e Mitsotakisit

Zëvendësministri Giorgos Mylonakis, ndodhet në gjendje të rëndë pasi pësoi një goditje në tru. Sipas asaj që mediat vendase raportojnë, ai është transportuar me urgjencë në spitalin Evangelismos Hospital, ku po trajtohet i intubuar në Njësinë e Kujdesit Intensiv. Mjekët bëjnë me dije se gjendja e tij mbetet e rëndë, por e kontrollueshme.
Ngjarja ndodhi rreth orës 09:00 të mëngjesit të së mërkurës, gjatë takimit të përditshëm në zyrën e Kryeministrit, ku Mylonakis humbi ndjenjat papritur. Menjëherë u kërkua ndihma mjekësore dhe ai u dërgua me ambulancë drejt spitalit.
Sipas burimeve mjekësore, pas ekzaminimeve të menjëhershme u konstatua aneurizma e këputur në tru dhe ai iu nënshtrua ndërhyrjes së embolizimit për të ndaluar gjakderdhjen.
Në spital mbërritën menjëherë drejtues të lartë të shëndetësisë, përfshirë ministrin Adonis Georgiadis dhe zëvendësministrin Marios Themistocleous, ndërsa rreth orës 11:30 e vizitoi edhe kryeministri Kyriakos Mitsotakis, i cili po informohet vazhdimisht për gjendjen e tij.
Ndërkohë, kolegë dhe bashkëpunëtorë të shumtë kanë shkuar në spital për të mbështetur familjen, e cila po kalon momente të vështira. Edhe presidenti Konstantinos Tasoulas, ka shprehur interes dhe ka përcjellë urime për shërim të shpejtë.
Po ndodh...
Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit
ide
Leksioni hungarez dhe 4 mesazhe për estabilishmentin politik në Shqipëri
Viktor Orbani diktator?
Pse nuk duhet besuar Kryeministri kur flet për rritjen ekonomike !
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
