Konfirmohet rasti i parë i murtajës të bagëtive në vend

15 Prill 2026, 16:18 / AKTUALITET ALFA PRESS

Konfirmohet rasti i parë i murtajës të bagëtive në vend

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve njofton se është konfirmuar një rast i izoluar i Murtajës së Ruminantëve të Vegjël (PPR) në Shqipëri.

Rasti është zbuluar më 30 mars në një fermë me dhi në fshatin Okshatinë, Bashkia Bulqizë, ndërsa analizat janë konfirmuar nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.

Autoritetet kanë marrë masa: asgjësimin e kafshëve të prekura, dezinfektimin e fermës dhe vendosjen e karantinës ndërsa janë përcaktuar edhe zonat e sigurisë në Bulqizë dhe Dibër.

Sipas njoftimit, deri tani nuk ka raste të tjera të dyshuara.

AKVMB u bën thirrje fermerëve të raportojnë çdo simptomë të dyshimtë, ndërsa thekson se kjo sëmundje nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk përbën rrezik për shëndetin publik.

Po ndodh...

ide