Ndërron jetë në moshën 30-vjeçare ylli i TikTok-ut, Jehane Thomas

21 Mars 2023, 10:16 / SHOWBIZ ALFA PRESS

Ndërron jetë në moshën 30-vjeçare ylli i TikTok-ut,

Ka vdekur ylli i TikTok-ut dhe nëna e dy fëmijëve, Jehane Thomas.

30-vjeçarja vdiq tragjikisht të premten dhe lajmi vjen pak ditë pasi ajo publikoi një video duke qarë dhe duke i treguar ndjekësve se kishte dhimbje të tmerrshme.

Thomas me prejardhje është nga Doncaster, la pas djemtë: Isaac, trevjeç dhe Elijah, njëvjeç.

Jehane për muaj të tëre kishte përdorur platformat e saj të mediave sociale për të dokumentuar betejën e saj me migrenën.

Sipas MailOnline, blogerja ishte diagnostikuar gjithashtu me një gjendje të quajtur, neuriti optik, i cili është rezultat i inflamacionit të nervit optik.

Shumë nga videot e fundit që ndau me 67 mijë ndjekësit e saj u bënë në spital, por vetëm pesë ditë me parë, ajo tregoi se ishte kthyer në shtëpi.

Fotoja e fundit që Thomas publikoi në Instagram ishte para shtatë dite, në të cilën shfaqet përkrah dy djemve të saj.

Fansat kanë filluar tani të shprehin ngushëllime e ta përkujtojnë atë përmes mediave sociale. 

 

Po ndodh...