“Mega skuth”, “I pabesë”/ Nominimi “përplasi” ashpër Luizin dhe Kristin

18 Mars 2023, 22:29 / SHOWBIZ ALFA PRESS

“Mega skuth”, “I pabesë”/ Nominimi

Televotimi i kësaj jave ka qenë tema më e diskutuar përgjatë javës në shtëpi. Debatet e ashpra, tonet e larta të zonit dhe ofendimet, kanë qenë kryefjalë e çdo bisede mes tre të nominuarve Armaldos, Kristit dhe Luizit.

“Mega skuth”, “Skuth”, “I pabesë” dhe të tjera epitete të tilla përdori Kristi ndaj Luizit.

Për të ulur “gjakrat” dhe për të sheshur debatet mes tre të nominuarve, Vëllai i Madh organizoi një darkë speciale për Luizin, Armaldon dhe Kristin, në mënyrë që ata të sqaroheshin për të gjitha keqkuptimet që kishin me njëri-tjetrin.

 Kristi: Mbas Kutisë së Pandorës, mendoja që ishim lidhur shumë me njëri-tjetrin, bënim biseda bashkë, qeshnim me njëri-tjetrit. Mua ma përmirësonte ditën, të them të drejtën. Ky dënimi që morëm dhe mënyra se si e trajtoi, mori meritat për veten. Ai ka luajtur me disa njerëz dhe unë jam treguar tolerant , nuk kam reaguar. Mua më preku sepse ishte marrëdhënia e dytë, që unë doja ta mbaja dhe u prish.

Luiz: Është shumë e drejtë ajo që thotë, por unë nuk kam zgjedhur që loja ime t’i pëlqejë banorëve. Unë dua të kundërtën. Do luftoj me të gjitha mënyrat që të arrij qëllimin tim. Do ketë gracka, kurthte, thika pas shpine, çdo gjë. Përgatitu.

Po ndodh...

ide

receta Alfa

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128