“Mbas shiut do dali dielli”, Alban Skënderaj reagon pas arrestimit të Noizyt
8 Gusht 2024, 23:28 / SHOWBIZ

Reperi i njohur Noizy (Rigels Rajku) dhe Dj Crax (Bahtjar Bajraktari) janë lënë në burg nga Gjykata e Tiranës, pasi akuzohen për dhunë ndaj tiktoker-it Medi Isenit.
Siç e kemi parë përgjatë ditës së djeshme, shumë prej personazheve të njohur dhe kolegë të reperit Noizy, i kanë dalë në krahë teksa kërkojnë lirinë e tij.
Teksa Gjykata e Tiranës mori vendimin për të lënë “arrest me burg” Noizyn ka ardhur një mesazh për reperin nga këngëtari i mirënjohur Alban Skënderaj.
Ky i fundit, ka zgjedhur një citim prej një bashkëpunimi të tij dhe Noizyt dhe shkruan: Mbas shiut do dali dielli! Qëndro i fortë dhe kthehu më i fortë se kurrë!

Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Nga Sidi Hasanaj
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
Nga Patrik Sadikaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
