Beyonce dhuron miliona dollarë për fushatën presidenciale të Harris

Beyoncé ka mbështetur haptazi Kamala Harris në zgjedhjet e saj presidenciale përballë Donald Trump që do të mbahen në muajin nëntor.
Këtë gjë, këngëtarja dhe biznesmenia e tregoi duke dhuruar 4 milionë dollarë në mbështetje të fushatës së zv.presidentes në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ndanë në rrjetet sociale edhe Beyonce, por edhe kandidatja e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë.
Sipas mediave, Beyonce do të dhurojë më shumë para për fushatën, nëse është e nevojshme, dhe madje do të organizojë një event për mbledhje fondesh për Kamala Harris.
Njerëz pranë saj bëjnë me dije se ajo u detyrua të “zbriste në fushë” dhe të angazhohej personalisht në fushatë, pasi dikush i tregoi “Project 2025”, agjendën ekstremiste të shkruar nga një konservator për presidencën e dytë të Trump.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

