Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të 8-të

18 Maj 2025, 01:09 / SHOWBIZ ALFA PRESS
Austria fiton Eurovision 2025, “Zjerm” renditet në vend të

Austria është shpallur fituese e Festivalit Evropian të Këngës, Eurovizion 2025, me performancën e artistit 23-vjeçar JJ me këngën “Ëasted Love”. Me një zë kontratenor të veçantë dhe një skenografi që përshkruante një varkë në mes të skenës, JJ emocionoi audiencën dhe juritë evropiane me një baladë për një dashuri platonike dhe të parealizuar.

Austria arriti një total prej 436 pikësh, duke marrë 179 pikë nga televotimi i publikut dhe duke qenë një nga këngët më të vlerësuara edhe nga juritë profesioniste të vendeve pjesëmarrëse.

Në vend të dytë u rendit Izraeli me 357 pikë, i ndjekur ngushtë nga Estonia me 356 pikë. Shqipëria u pozicionuar në vendin e 8-të me 218 pikë, prej të cilave 173 pikë erdhën nga publiku.

Po ndodh...

ide