Super byreçka të mbushura me mish dhe salcë kosi

14 Gusht 2025, 11:26 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Super byreçka të mbushura me mish dhe salcë kosi

Përbërësit:

4 petë tortija
2 gjokse pule
2 lugë majonezë ose salcë kosi
1 lugë mustardë
1 spec i kuq i vogël
2 vezë
Djathë kaçkavall i grirë
Cornflakes të thërmuara
Kripë, piper, erëza sipas dëshirës

Përgatitja:

Përziejmë copat e mishit të pulës me majonezën, mustardën, specin dhe djathin e grirë. Shtojmë erëza sipas dëshirës. Vendosim mbushje mbi çdo petë tortija dhe i mbështjellim si roll (si byrek ose suxhuk). Më pas i rrotullojmë në vezë të rrahura dhe për t'i bërë krokante i kalojmë dhe në cornflakes të thërrmuar me dorë. I vendosim në një tavë me letër furre duke i hedhur pak djathë të grirë sipër. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 20–25 minuta.

Këshilla nga Albana: Mund t’i shoqëroni me salcë kosi, xaxiq ose një salcë me kos, hudhër dhe limon. Nëse doni shije më pikante, shtoni pak spec djegës në mbushje.

Receta nga Zonja Albana, emisioni "Rreze Dielli"

 

Po ndodh...

ide