Meze me patëllxhanë të pjekur me djathë dhe bimë aromatike

22 Qershor 2025, 08:07 / RECETA ALFA ALFA PRESS

Meze me patëllxhanë të pjekur me djathë dhe bimë

Meze me patëllxhanë të pjekur me djathë dhe bimë aromatike

Përbërësit:

2 patëllxhanë mesatarë
2 lugë vaj ulliri
1 tufë majdanoz
1 thelpi hudhër
Djathë i bardhë i thërrmuar
Kripë, bimë aromatike sipas dëshirës
Përgatitja:

Presim patëllxhanët në feta të holla rrethore. I vendosim në një tepsi me letër pjekjeje, i kriposim dhe i lyejmë lehtë me vaj ulliri. I vendosim të piqen në furrë në 200°C për rreth 20 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë. I lëmë të ftohen pak dhe më pas vendosim në mes të çdo fete pak majdanoz të freskët, pak hudhër nëse dëshirojmë dhe djathë të bardhë. I palosim si mini-taco ose i mbështjellim role. I rradhitim bukur në pjatë dhe i shërbejmë si meze të ftohtë.

Këshilla nga Albana:  Mund t’i shtroni edhe me salcë kosi me hudhër për më shumë freski. Shkojnë shumë mirë me një gotë verë të bardhë të ftohtë.

Receta nga Zonja Albana/ReportTV

 

Po ndodh...

ide