Lakror me hithra
Lakrori me hithra është padyshim ndër gatimet më speciale në kuzhinën shqiptare.Një recetë që mahnit çdo person që provon kuzhinën tradicionale.
Përbërësit
2 filxhanë çaji miell misri
1 kg hthra
2 lugë gjelle gjizë
1 kokërr vezë
2 filxhanë kafeje qumësht
2 filxhanë kafeje gjalpë ose vaj
kripë, nenexhik.
Udhëzimet
Hithrat i lajmë mirë me ujë të ftohtë, i shtypim pak duke i mbështjellë me një pecetë që të mos na djegin, i grijmë hollë, i ziejmë e i kullojmë dhe i kaurdisim pak me vaj.
Pasi i heqim nga zjarri i hedhim gjizë, qumësht, vezë, kripë, nenexhik.
Në një tenxhere hedhim miellin e misrit të situr dhe me ujë të vakët, yndyrë e kripë dhe zëmë një brumë me trashësi mesatare.
E shtrojmë brumin në tepsi të lyer me yndyrë dhe sipër i hedhim hithrat e përgatitura.
Mbi to hedhim me dorë një shtresë mielli, të cilin e lagim me ujë, e spërkasim me yndyrë dhe e pjekim në furrë me 220 gradë Celsius rreth gjysmë ore.
Ju bëftë mir!.
ide
Gjykata e “Ramës” apo gjykata e pavarur liroi sot shtetasin Berisha?
Saliu doli. Alibia ra. Rama fërkon duart!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128