Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, 'Bashkë Fitojmë' kërkoi përsëritjen! KAS rrëzon kërkesën

26 Gusht 2024, 12:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Zgjedhjet e 4 gushtit në Himarë, 'Bashkë Fitojmë'

Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve të 4 gushtit që u zhvilluan në Himarë, për zgjedhjen e kryetarit të ri të Bashkisë, por KAS ka lënë në fuqi rezultatin e zgjedhjeve në Himarë ditën e sotme duke rrëzuar koalicionin 'Bashkë Fitojmë'.

Zgjedhjet e pjesëshme të Himarës, ku u shpall fitues Kandidati socialist vangjel Tavo, kandidati socialist, me një rezultat të thellë ndaj rivalit opozitar Petro Gjikuria, për opozitën duhet të shpallen të pavlefshme.

PD kërkoi pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Himarë dhe ngriti pretendimin se 6000 mijë qytetarë nuk votuan dot për shkak të kartave të skaduara, ndërsa sipas tyre 300 votues të rinj janë shtuar nga bashkitë e tjera.

Gjetjet nga administrata e KQZ pas verifikimit të materialeve zgjedhore:

-169 qytetar janë kthyer për shkak se kanë pasur karta të shkaduara. Nga këto raste janë gjetur 23 në librin e protokollit, mbi 140 të tjerët në regjistrat posaçëm të zgjedhësve. Rreth 100 zgjedhës patën vështirësi për tu identifikuar me pajisjen PEI (nuk ka njohur gjurmën e gishtit).

-Nuk jane evidentuar raste me votim me kartë të skaduar.

Pretendimi i Koalicionit 'Bashke Fitojmë':

-560 që kanë shkuar dhe janë kthyer nga qendrat e votimit, për shkak të kartave të skaduara të votimit

-260 nuk i ka njohur pajisja e identifikimit PEI, pasi kishin kartat e rinovuara ditët e fundit, para 4 gushtit.

 

Po ndodh...

ide