Zgjedhjet e 11 Majit, Karamuço: Priten arrestime për blerje votash

Eksperti i kriminalistikës, Evin Karamuço ka komentuar këtë mbrëmje shit-blerjen e votës teksa jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare.
Karamuço u shpreh në “Real Story” se rasti i Lushnjes, ku një mbështetës i PD tentoi blerje vote, nuk është i vetmi.
Eksperti i kriminalistikës u shpreh se priten arrestime të tjera për blerje votash në flagrancë nga policia.
“Është diskutuar, ne kemi deklarata politike. Ka qenë vetë personi që ka denoncuar në polici. I ka dhënë kartën e identitetit, kur të vijë fleta e votimit, do të jap lekët. Në rastin konkret, është një kartë identiteti. Është kapur për këtë kartë. Pastaj ka bërë kallëzim, policia ka thirrur prokurorinë e Fierit. Kanë bërë kontrollin e banesës.
Ka vendosur të kalojë në SPAK. Priten arrestime të tjera në flagrancë, është policia që po i bën. Ka indicie, shitblerje të rrugës, policia ka informacione.
Edhe në rastin e Lushnjes, personat që kanë bërë hetimet, janë drejtues të PD në zonat e Lushnjes. SPAK, i takon me kompetencë hetimi i kësaj çështje, por edhe hetimi i thelluar. Menjëherë, nuk janë çuar letrat në Tiranë, por po merren 3 prokurorët e SPAK në Fier. Edhe në deklarimin e personit, e ka pranuar që ka dashur të blejë votën. Por mund të ketë diçka më të madhe”, theksoi Karamuço.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128






