
Zbulohen negociatat në PD/ Gazment Bardhi shkresë Berishës: Të garojmë të bashkuar në 14 Maj

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi ka zbuluar se negociatat që janë duke u zhvilluar mes dy palëve në Partinë Demokratike. I ftuar në Ora News, Korreshi ka treguar se Gazment Bardhi i ka dërguar një shkresë zyrtare kryedemokratit Sali Berisha, të cilit i kërkon prej tij bisedime për kandidatët e 14 Majit.
“Gazment Bardhi i ka bërë një kërkesë me shkrim. Ne në parlament shkojmë bashkë me njëri tjetrin, tema jonë përveç zhdukjes së Ramës është edhe 14 maji. Demokratët u lodhën duke na parë të përçarë, jemi zënë me njëri-tjetrin, kemi ngrënë kokat e njëri tjetrit. Ne duhet të maksimalizojmë forcat dhe të zgjedhim kandidat propabël. Bardhi në emër të gjithë problematikave, të jetë Bardhi që të çojë kandidatët, ne të hyjmë në garë si PD. I është përcjellë mesazhi zotit Berisha, pritet tashmë duke parë edhe qëndrimin e të gjithë deputetëve,”- u shpreh Saimir Korreshi, deputet i PD.

Doktor, lëri djemtë të kthehen në shtëpi!
ide

Internacionalizmi ortodoks i kryeministrit

Demokratë reflektoni, Foltore liro zyrat e PD!

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128