"Vullneti i qytetarëve të Himarës u deformua!"/Artan Hoxha: Mitsotakisi e provoi edhe me Britaninë, por aty...

30 Nëntor 2023, 21:59 / POLITIKË ALFA PRESS

"Vullneti i qytetarëve të Himarës u deformua!"/Artan

Artan Hoxha ka folur për Fredi Belerin dhe veton greke ndaj Shqipërisë në nisjen e negociata. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se Greqia po e përdor politikisht çështjen Beleri dhe se i ecën me Shqipërinë, për shkak se vendi ynë është i pafuqishëm, duke përmendur edhe përplasjen e fundit Greqi-Britani, ku kryeministrit Mitsotakis iu anullua një takim nga kryeministri britanik. 

"Situata është në prizëm tjetër. Ne duhet ta shohim çështjen brenda Shqipërisë, ndaj shtetasit Fredi Beleri. Kjo është një gjë dhe ne duhet ta shohim Por, kjo i ka kaluar dimensionet. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë Greqinë, ti bëhet vonë për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve. Ai është vend i BE që ka paguar edhe para për reformën tonë në drejtësi. Nëse ky vend e ka seriozisht për liritë themelore, ta ketë edhe për shqiptarët. Atyre nuk u bëhet vonë. Ata gjëjnë sebep për të shfrytëzuar, për luftë politike me Edi Ramën.

Edi Rama është edhe vetë përfitues, sepse s'ka nevojë të hyjë në BE dhe të ketë një auditues mbi kokë. Në këtë rast Rama ka edhe justifikim, thotë ja na bllokon Greqia. Kur kjo qeveri erdhi në pushtet, ka patur moton “zero probleme me fqinjët”. Kjo ka qenë gënjeshtër e madhe. Ne i kemi problemet zero kur fqinjët nuk kanë problem me ne, jo kur kemi ne problem, sepse ne nuk na pyet kush. 

Nga dita e arrestimit Beleri ka 203 ditë brenda. Gjyqi ka filluar shpejt, është rekord, me mënyrën si ne procedojmë. Ajo që vonohet, është dhënia e lejes për betimin. Për lejen do të shprehet gjykata speciale ditën e hënë.

Ndërsa, procesi është rekord. Nëse kjo do të bëhej me Dakon apo Kokën, që ka ndejtur dy vjet atje dhe as e kanë pyetur fare. 

Kjo është çështje e shfrytëzuar politikisht nga Greqia dhe është çështje që i shërben edhe Ramës. Kryeministri Mitsotakis, ka patur vizitë në Londër dhe kryeministri britanik e ka anulluar. Britania ka qenë vendi kryesor që ka mbështetur për themelimin e Republikës greke. Tani Mitsotakisi, shkon dhe i kërkon statujat. Për këtë, ai ia anulloi. Por, Britania është Britania. Ky kryeministri grek, e bën ashiqare fare. Kur e bën me Britaninë, imagjino sa të thjeshtë e ka ky me Shqipërinë.

Jam dakord me këtë që thotë Bushati, që të marrë mandatin dhe nuk e mohon dot të drejtën, për sa kohë ka vendim nga apeli. Por, nëse ky vullnet i qytetarëve të Himarës do të ishte i drejtë dhe jo i deformuar. Ai është i deformuar", tha Hoxha. 

 

Po ndodh...