Video/ Berisha po i shkon te zyra, Rama shfaqet duke u marrë me poceri!

11 Shkurt 2023, 12:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Video/ Berisha po i shkon te zyra, Rama shfaqet duke u marrë me poceri!

Teksa mijëra protestues janë duke u mbledhur për të protestuar poshtë zyrës së tij, kryemministri Edi Rama i relaksuar i është përkushtuar rregullimit të një vazoje e cila ishte thyer.

Me duart gjithë baltë, Rama shihet në video teksa qetë e qetë dhe i përkushtuar në maksimun po punon te vazoja.

“Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thotë jo, sapo u hap një rrugë e re!”,  shkruan Rama.

Ndërkohë në video dëgjohet teksa gjatë punës kryeministri është duke biseduar me artistin ku ki i fundit e komplimenton për idenë që Rama pati për ngjitjen e vazos.


Artisti: Kur më dhe idenë e bronzit thash o zot! Thash ky ka tru!  Për hir të së vërtetës çfarëdo gjej që ka dalë e thyer nga furra e thyerja ke gjet një zgjidhje!

Rama: Ka një arsye që thyhet të cilën ne nuk e dimë por duhet ta marrim mesazhin dhe duhet ta kthejmë thyerjen në kreativitet. Edhe nga thyerja duhet të ngjitemi më lart!

 

 

 

Po ndodh...

ide