Tre (3) pyetje për Gazment Bardhin dhe deputetët që e mbështesin dhe/apo i përfaqëson

1. A e besoni që shpallja "non grata" e Sali Berishës është produkt i administratës së Shteteve të Bashkuara e për pasojë citimet dhe akuzat mbi të cilat bazohet janë të qënësishme, të vërteta e të bazuara në fakte?
2. A do të pranoni Ju të bëni opozitë të përbashkët me nje individ (grup individësh që mbështesin individin) të cilin besoni se Shtetet e Bashkuara me të drejtë e bazuar mbi fakte dhe prova e konsiderojnë si të korruptuar e minues të demokracisë?
3. Nëse opozita e përbashkët rezulton e sukseshme (rrëzon Edi Ramën dhe vjen në pushtet) a do të pranoni ju të ushtroni pushtetin bashkërisht me nje individ (grup individësh që mbështesin individin) të cilin besoni se Shtetet e Bashkuara me të drejtë e bazuar mbi fakte dhe prova e konsiderojnë si të korruptuar e minues të demokracisë ?
Pyetjes 2 dhe 3 jeni të lutur t'i përgjigjeni vetëm në rast se përgjigjia e pyetjes 1 është pozitive.
Pyetje bonus. Kur (nê kuadër të unifikimit të opozitës, me qëllim rritjen e besimit të demokratëve dhe në vazhdên e traditës së konsoliduar të transparencës për demokratët dhe qytetarët) do e publikoni listën me 248 individët që morën pjesë në tubimin virtual të datës 27 Korrik 2023.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
