SPAK heton Klotilda Bushkën/ Rama: Këto nuk janë shenja aspak të mira

Kryeministri Edi Rama foli për Klotilda Bushkën, kryetaren e Komisionit të Ligjeve e cila është në hetim nga SPAK në dosjen e Erion Velisë.
Kryetari i Komisionit të Ligjeve më ka kërkuar, ose ka kërkuar të dëgjohet nga grupi parlamentar. Pse? Sepse e ka dëgjuar nga Tv, jo nga prokurorët, por Tv, gazetarë special që disponojnë dokumente që nuk i kanë as të akuzuarit, se është person i dyshuar. Kryetari i komisioni të ligjeve?!
Jo se mund të mos jetë i dyshuar, por të jetë person i dyshuar dhe e merr vesh nga tv se emri i figuron në akt akuzë e të mos jetë pyetur asnjëherë. Ej.. Cfarë është kjo? Të mos i jetë dhënë asnjëherë e drejta e fjalës.
Këto nuk janë shenjas aspak të mira. Unë dua të shpresoj që nuk janë shenja që lidhen me simtomat e një sëmundjeje vetëbesimi. E dua të besoj tek ajo që kam thënë. E i qëndroj se kjo nuk është republikë prokurorësh që është në materializimin e saj përfundimtar sepse do të ishte autogoli më i madh që në vullnet të mirë dhe me sy mbyllur do të bënim duke transformuar drejtësinë.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


