“Është e pamundur të bësh 130 mijë vota me trenin bullgar”, Haxhiu replikon me Nokën për akuzën e PD-së për farsën zgjedhore

2 Qershor 2025, 21:54 / POLITIKË ALFA PRESS

“Është e pamundur të bësh 130 mijë vota me trenin

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka replikoi me analistin Baton Haxhiu në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV për akuzat e PD-së se zgjedhjet ishin farsë.

Ndërsa Noka përsëriti fenomenin e quajtur “treni bullgar”, Haxhiu e kundërshtoi se ishte e pamundur që kjo të bëhej në zonat e mëdha, por vetën në periferi.

Haxhiu: Po të mos isha prezent, por të isha para televizorit do ta kisha dëgjuar rrëfimin. Por nuk mund ta pranoj trenin bullgar me 130 mijë vota. Një shkollë i ka 10 qendra votimi. Është e pamundur të bësh trenin bullgar, vetëm në zonat perfierike, ku luhet për një deputet.

Abilekaj: Fleta futet në xhep.

Abilekaj: E pe atë të zyra e Erion Braçes? Merr fletën e votimit dhe e fut në xhep. Shkon voton dhe e plotëson dhe shkon prapë dhe e voton. Është e thjeshtë si procedurë.

Haxhiu: Unë kam qenë në 4 vende me kriza. Njëra nga zonat ka qenë në Ukrainë, në Odesa.

Noka: Ti do të kishe të drejtë Baton në këto që thua, nëse do të kishe ndjekur zgjedhjet në Rusi, Gjerogji.

Haxhiu: Në Ukrainë kanë qenë katastrofale.

Noka: Zgjedhjet në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, ke parë këto situata? Kurrë. Këtu shteti elektoral është përsosur si shtet mafioz. Një është treni bullgar, dy është blerja e votës. Në Dibër deputetët e PD-së ndaluan një makinë. I zoti me kallash dhe çantë dhe u gjetën mijëra paund, euro, lekë rreth 12 milionë, 4000 litra naftë të gjitha për të blerë vota. Personi që ishte në makinë i trembur lajmëroi dhe SKAPI e siguroi se do ta vononte në mesnatë.

Makina tjetër ishte me kandidatin e PS dhe dy shqiptarë që jetojnë jashtë dhe më mijëra euro dhe u garantuan se do të kontrolloheshin pas mesnate. Dini gjë nëse është arrestuar ndokush?

Rakipi: Pashë unë një makinë dhe tregonte vendin e shoferit dhe aty ishte një zarf me një shuk parash që nuk vërteton gjë, të keqen. Këto duhet t’i hetojë organi i hetimit.

Noka: A e di ti Ylli që në zgjedhjet e viotit 2023 vazhdojnë hetimet për 20 qytetarë që SKAP i heton për krim elektoral edhe pse s’kishin lekë në xhep? Ç’ne këto para në fushatë eletorale dhe karta identiteti?.

Rakipi: Nëse këto do t’i verifikoni ju, jo SPAK, drejtësia, KQZ, është shitur Celibashi, ta mbyllim që tani.

Noka; Kur të them unë shtet elektoral.

Noka: Unë shkova në Vorë, lajmërova policinë dhe ajo në vend që shpallte ndjekje penale për krimienlët, më nxjerr mua për ndjekje.

 

Po ndodh...

ide