“Shkoni si cjapi te kasapi”, debat Abilekaj-Noka për zgjedhjet: Nuk jeni aty për të qarë!

Analisti Enton Abilekaj, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, debatoi me Flamur Nokën për zgjedhjet dhe tha se pavarësisht se zgjedhjet nuk ishin zgjedhje, opozit u përfshi në to edhe pse më parë kishte kërkuar qeveri teknike.
Enton Abilekaj: Unë mendoj se zgjedhjet nuk ishin zgjedhje. Ne e kemi patur zotin Noka këtu disa herë. Kur bënë mosbindje civile, e pyetëm deri ku do të shkojnë. Thanë duhet qeveri teknike, se me Ramën nuk ka zgjedhje. E kemi patur para zgjedhjeve, thamë zgjedhjet janë formalitet. Ne në bazën e njohurive, kemi patur qëndrim që zgjedhje me Ramën nuk ka, ata që i bindën shqiptarët që ka zgjedhje me Ramën, janë këta. Tani na akuzojnë ne se po mbrojmë Ramën. Përgjegjësia juaj është që u përfshitë në një sistem, siç bëni me mediat, që i shani dhe shkoni. Kryeministri i Kosovës i bojkotoi dhe fitoi. Ju thoni nuk bëhen zgjedhje me Ramën dhe shkoni si cjapi te kasapi. Kur humbisni ia vini fajin mediave. Kush është fasada demokratike këtu, media apo opozita?
Flamur Noka: Agresori ka faj në çdo lloj fushe, kudo.
Enton Abilekaj: PD nuk është për të qarë.
Ergys Mërtiri: Ti thua u ndeshëm dhe më rrahën, por… Ti je rrahur 7-0 zotëri. Mirë një gol u bë offside, por për 6 të tjerat?
Flamur Noka: Dua të të them, beteja elektorale nuk ka lidhje me futbollin. Farsa është farsë. Në farsë, autokracia, Putini, Rama, sa ti teket e cakton.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

