
Rama nxjerr shifrat e rezultatit në Kukës: Fitore shembullore, që flet për besimin dhe pritshmëritë ndaj nesh

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas rezultatit paraprak të zgjedhjeve të pjesshme në Kukës, ku kandidati i PS është në avantazh me rreth 3000 vota më shumë se rivali i “Bashkë Fitojmë”.
Rama shkruan se ky avantazh i kandidatit Albert Halilaj do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore.
Kjo sipas kreut të qeverisë, “flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh”.
"Kur janë numëruar pak më shumë se gjysma e kutive të votimit, kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë e Kukësit ka një avantazh të pakthyeshëm prej thuajse 3000 votash, i cili do të thellohet ende deri në kurorëzimin e një fitoreje shembullore, që flet qartë për besimin dhe për pritshmërinë e qytetarëve kuksianë ndaj nesh, si edhe për detyrimin tonë të madh ndaj tyre, për të bërë shumë më shumë akoma për Kukësin.
FALEMINDERIT KUKËS, FALEMINDERIT TË GJITHËVE", shkruan ai.

Seanca e turpit
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128