Kandidati i listës së mbyllur i rrezikon mandatin/ Lapaj: Do e takoj ‘sy më sy’! Kordhoni pjesë e ‘Thurjes’ së Shabanit, s’kemi konflikte
Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, më i votuari nga listat e hapura të koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit, në qarkun e Tiranës, shprehet se mandati i tij nuk rrezikohet dhe është në mirëbesim të marëveshjes që kanë bërë në koalicion.
Ky ishte reagimi i tij sot për ‘Studio Live’ në Report Tv, për moderatorin Arbër Hitaj, pas lajmit se një prej kandidatëve të listës së mbyllur, Zeqir Kordhoni, ka kërkuar të verifikohet firma e dorëheqjes së tij në KQZ, pasi nuk mbante mend ta kishte hedhur.
Lapaj tha se lista e mbyllur u hartua me familjarë të përfaqësuesve të koalicionit politik, me qëllim që ata të dorëhiqeshin dhe kjo rrugë politike u zgjodh në shenjë proteste për të kundërshtuar Kodin Elektoral që PS-PD miratuan për listat e mbyllura.
Lapaj shpjegoi se Kordhoni është kandidat nga “Nisma Thurje” e Endri Shabanit, me të cilin nuk ka asnjë krisje dhe ky formacion politik vijon të jetë i bashkuar.
“Në këtë betejë kemi hyrë për parimet dhe kemi sjellë një model tjetër. Kemi ndjekur këtë rrugë për të kundërshtuar Kodin Elektoral të famshëm nëpërmjet dorëheqjeve dhe kandiduam në listat e hapura. Zoti Kordhoni është pjesë e listave, te lista e mbyllur u futën familjarë. Do e takoj pa problem fare, sy më sy, janë familjarë tanë, në dijeninë time kanë bërë dorëheqjen. Nuk kam pasur informacion fare për Kordhonin, ai është kandidat i Nismës Thurrje. Mos e keni merak, unë jam në terren. Ne jemi më të fortë dhe më të vendosur se më parë. Çdo qasje e pushtetit për të na penguar nuk funksionon”, tha ai.
Lapaj u shpreh se kjo rrugë kandidimi u zgjodh në mirëbesim, kurse Kordhoni ndodhet shumë poshtë listës për t’u bërë deputet. Ai deklaroi i sigurt se nuk e rrezikon mandatin dhe se këto ishin manovra të pushtetit, pasi janë trembur.
“Nuk rrezikohet mandati im. Zoti Kordhoni është shumë poshtë listës, nuk ekziston ajo. Ai është pjesë e listës së Shabanit. Unë jam në mirëbesim në këtë rast, nëse dikush e trajton ndryshe, do marri përgjigjen si shërbëtor i shtetit. Me zotin Shabani nuk kemi probleme. Nuk më kthejnë dot pas, as me shantazhe, as me kërcënime e ndërhyrje. Në koalicionin tonë gjithçka shkon mirë, nuk ka krisje”, theksoi Lapaj për Report Tv.
Që Lapaj të futet në Kuvend, duhet të refuzojnë mandatin 12 kandidatët e listës së mbyllur. Report TV mësoi ekskluzivisht se një prej emrave, që rezulton se është një punëtor ndërtimi, Zeqir Kordhoni, po reziston dhe është vënë në komunikim me KQZ-në.
Fituese e mandatit të NSHB në Tiranë aktualisht është Ana Dajko, ndërsa më i votuari nga lista e hapur është Adriatik Lapaj. Që ai të hyjë në parlament, duhet që Ana Dajko dhe 11 të tjerët e listës së mbyllur të refuzojnë mandatin, në mënyrë që karrigen e Kuvendit ta zërë lideri i koalicionit. Por, Kordhoni nuk është më i bindur për lënien e mandatit dhe i është drejtuar KQZ-së me një letër me shkrim dore, ku e cilëson veten deputet dhe kërkon kopje të dorëheqjes së tij.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
