PS merr 6 mandate në qarkun Korçë, PD 4! Ngel jashtë Edmond Spaho! Kush janë deputetët që futen në Parlamentin e ri
14 Maj 2025, 20:16 / POLITIKË

Qarku i Korçës prodhon 10 mandate, ku 6 i ka fituar Partia Socialiste dhe 4 Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Listën fituese të PS e kryeson Niko Peleshi, i cili është drejtuesi politik i këtij qarku. Më pas Romina Kuko dhe Genti Lakollari që ishin në listën e mbyllur.
Nga lista e hapur PS ka marrë edhe tre mandate të tjera, konkretisht Ilirian Pendavinji që mori 10103, Bledi Como 9475 vota dhe Arian Jaupllari 7422 vota.
Jashtë parlamentit mbetet Enslemvera Zake, e cila mori 6221 vota.
Nga Partia Demokratike Ivi Kaso, Ledina Alolli dhe Bledjon Nallbati ishin në listën e mbyllur, ndërsa Fidel Kreka nga lista e hapur mori 6502 vota.
Kujtojmë që Edmond Spaho mbetet jashtë parlamentit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




