Përplasjet dhe tensionet në Kryesinë e PD, reagon për herë të parë Lulzim Basha

7 Qershor 2023, 12:50 / POLITIKË ALFA PRESS

Përplasjet dhe tensionet në Kryesinë e PD, reagon për

Ish-kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në mbledhjen e Kryesisë së PD. Përmes një postimi në Twitter Basha shprehet se mendimet ndryshe duhen respektuar, duke dënuar me forcë çdo përpjekje për tensionim.

Reagimi

Fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia e PD debatoi për më shumë se 8 orë për gjetjen e rrugës më të mirë në funksion të riorganizimit të PD, është shenjë e qartë e një reflektimi të thellë që ka nisur brenda familjes tonë politike.

Nuk ka gjë më demokratike se mendimet e ndryshme në një forum politik. Debatet dhe mendimi ndryshe duhen respektuar nga të gjithë. Vlerat demokratike që na drejtojnë në këtë rrugëtim të vështirë për ne demokratët nuk mund të cenohen nga asnjë individ.

Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas.

Përplasjet dhe tensionet në Kryesinë e PD, reagon për

 

ide