PD kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve në Dibër dhe Shkodër! KAS rrëzon ankimimin e opozitës

KAS ka rrëzuar kërkesën e PD e cila kërkoi pavlefshmëri të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun Dibër dhe Shkodër.
“Vazhdojmë me shpalljen e vendimit për ankesën ankimore numër 41 për qarkun Dibër. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve me shumicë votash vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore nr 41 të subjektit zgjedhor Partia Demokratike- Aleanca për Shqipërinë Madhështore për shpallje të pavlefshme të zgjedhjeve në datë 11 maj 2025 në zonën zgjedhore të qarkut Dibër si të pambështetur në ligj dhe në prova.
Në tabelën e kandidatëve të subjektit zgjedhor PD-ASHM ndryshohet tabela përmbledhëse e rezultateve të votimit për kandidatët e subjektit zgjedhor PD-ASHM në qarkun Dibër si më poshtë:
Alketa Agolli i shtohen 10 vota
Xhemal Gjunkshi i shtohen 17 vota
Përparim Spahiut i hiqen 49 vota
Ismail Vukaj i shtohen 4 vota“, tha përfaqësuesi i KAS në konferencën për mediat.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


