PD-ja kërkoi prezencën e mediave, Balla: Kush ka eksperiencë parlamentare e di se mbledhjet e Byrosë zhvillohen të mbyllura

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, ka pyetur deputetët e PD-së ndaj të cilëve janë marrë masa ndëshkimore për sjelljen e tyre gjatë seancës së 18 dhjetorit.
Ai ka kërkuar sqarime nëse deputetët kanë përdorur lëndë tymuese gjatë seancës dhe nëse janë në dijeni të Ligjit nr. 9126, datë 29.7.2003, “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse dhe lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve në Republikën e Shqipërisë”. Ky ligj përcakton procedurat, rregullat dhe përgjegjësitë e administratës shtetërore për prodhimin, magazinimin, përdorimin, kontrollin, asgjësimin, transferimin dhe tregtimin e lëndëve plasëse për përdorim civil.
Balla: A keni përdorur ju lëndë tymuese gjatë seancës së 18 dhjetorit dhe nëse po, a jeni në dijeni të ligjit:
Ligji nr. 9126, datë 29.7.2003, “Për përdorimin civil të lëndëve plasëse dhe lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve në Republikën e Shqipërisë”, për përdorimin e lëndëve piroteknike.
A e dini se cili është objektivi i këtij ligji? Objekt i këtij ligji është përcaktimi i procedurave, rregullave dhe i përgjegjësive te administratës shtetërore për prodhimin, magazinimin, përdorimin, kontrollin, asgjësimin, transferimin dhe mënyrën e tregtimit si dhe regjistrimin e gjurmimin te lendeve plasëse për përdorim civil.
Unë nuk mbaj mend të kem marrë pjesë në ndonjë mbledhje të Byrosë së Kuvendit me media.
Kemi ardhur me idenë se do të kishte reflektim, kur në fakt reflektim nuk ka pasur. Sa i përket kërkesës së z. Këlliçi, mbledhjet e Byrosë zhvillohen te mbyllura. Kush ka eksperiencë parlamentare e di këtë.
Po ndodh...
ide
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
