Paketat ligjore për integrimin në BE, ministrja Dhuka: Do dekriminalizojmë shpifjen ndaj gazetarëve!

Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja e Shqipërisë, Majlinda Dhuka, në konferencë me gazetarët u shpreh se për herë të parë Shqipëria do ketë një ligj të ri për dekriminalizmin e shpifjes ndaj gazetarëve dhe për aktivitetin e lobimit, donacionet dhe sponsorizimet.
“Shqipëria do të dekriminalizojë plotësisht veprën penale të shpifjes ndaj gazetarëve, duke rritur mbrojtjen ndaj gazetarëve në misionin e tyre të rëndësishëm për fjalën e lirë dhe për lirinë e shprehjes në Shqipëri. Duke i garantuar në të njëjtën kohë një mbrojtje të re nga kanosja për shkak të detyrës”, tha ajo.
Në kuadër të kësaj pakete, ministrja njoftoi gjithashtu se pas shumë vitesh Shqipëria do të ketë një ligj të posaçëm për lobimin, i cili synon të rregullojë ndërhyrjet në vendimmarrjen publike dhe një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimet.
“Do krijohet një regjistër për lobimin dhe njëkohësisht për sponsorizimet dhe donacionet, si një përpjekje e jona për të rritur dimensionet e “Shqipërisë transparente””, tha ajo.
Majlinda Dhuka: Kjo paketë sjellë një numër risish të rëndësishme. Për herë të parë, me anë të kësaj pakete, Shqipëria do të dekriminalizojë plotësisht veprën penale të shpifjes ndaj gazetarëve, duke rritur mbrojtjen ndaj gazetarëve në misionin e tyre të rëndësishëm për fjalën e lirë dhe për lirinë e shprehjes në Shqipëri. Duke i garantuar në të njëjtën kohë një mbrojtje të re nga kanosja për shkak të detyrës.
Një numër vendesh të BE e kanë ende të kriminalizuar shpifjen, përfshirë edhe gazetarët, për shkak se ekzistojnë ende sfida të mëdha për dezinformomi, sidomos në epokën dixhitale. Shqipëria mendon se ky ndryshim është i rëndësishëm në demokraci dhe në lirinë e shprehjes dhe forcimin e rolit të gazetarit.
Pas shumë vitesh, Shqipëria do ketë një ligj që do rregullojë aktivitetin e lobimit, për të rregulluar ndërhyrjet në ndërmarrjen publike. Pas rreth 31 vitesh, Shqipëria do ketë një ligj të ri për donacionet dhe sponsorizimin. Ligji ekzistues është i 1994.
Do krijohet një regjistër për lobimin dhe njëkohësisht për sponsorizimet dhe donacionet, si një përpjekje e jona për të rritur dimensionet e “Shqipërisë transparente”.
Po ndodh...
ide
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

