Pjesëmarrja e Ramës në “Bordin e Paqes”, votimi në Kuvend do të kryhet me procedurë të përshpejtuar

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u ka dërguar këtë të martë deputetëve të grupit një mesazh lidhur me nevojën e shqyrtimit me procedurë të përshpejtuar të pjesëmarrjes së Shqipërisë në “Bordin e Paqes”.
Deputetet duhet te jenë në gatishmëri nëse do te këtë nevojë për një seancë në vijim, përpara 27 janarit kur është seanca e radhës parlamentare.
“Përshëndetje kolege dhe kolegë. Aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas miratimit nga Qeveria do të kërkojë edhe ratifikimin/votimin në Kuvend. Prandaj ky proces do të kryhet me procedurë të përshpejtuar ne respekt të Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit sapo të vijë nga Këshilli i Ministrave. Ndoshta do kemi nevojë për një seancë në ditët në vijim. Ju lutem merrni masa paraprakisht për prezencën”, shkruhet në mesazh.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “X” njoftoi se ftesa e presidentit Donald Trump për të marrë pjesë në “Bordin e Paqes” për Gazën do t’i përcillet Kuvendit të Shqipërisë për miratim.
Kryeministri falenderoi Trump për ftesën teksa e ka cilësuar nismën e presidentit amerikan si një model transformues të ndërtimit të paqes në nivel global.
Po ndodh...
ide
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

