Mungesa e energjisë në QSUT, shefi i Reanimacionit reagon për mosfunksionimin e gjeneratorëve: Nuk më përket mua

20 Janar 2026, 13:08 / AKTUALITET ALFA PRESS

Mungesa e energjisë në QSUT, shefi i Reanimacionit reagon për

Shefi i Reanimacionit në QSUT, Krenar Lilaj ka reaguar pas ngjarjes së paprecedentë që ndodhi në qendrën Spitalore Nënë Tereza, ku u fik energjia elektrike për rreth 40 minuta.

Në një prononcim për mediat, Lilaj tha se asnjë pacient i intubuar nuk iu rrezikua jeta, pasi stafi mjekësor ndërhyri në kohë duke i transferuar në pavion tjetër.

Ai tha se vdekja e të dënuarit Mihal Mërkuri, nuk ndodhi për shkak të ngjarjes në fjalë, por pasi ishte rëndë.

I dënuari vdiq pasi ishte në gjendje të rëndë me hemorragji. Furnizimi me energji elektrike u kthye rreth orës 09:45.

Pse nuk funksionuan gjeneratorët?

-Kjo nuk është pyetje që më përket mua, por instancave të tjera

Detyra ime si mjek është të mbrojë jetën e të sëmurëve dhe e stafit që unë drejtoj. Në çdo situatë ne jemi në mbrojte të pacientëve. Kjo pyetje s’më përket mua. (fikja e dritave). Sa i përket vdekjes së një të dënuari, gjendja e tij ishte e rëndë. Gjendja e tij ishte e rëndë. Jo vetëm natën e mbrëmshme, por e rëndë që në ardhje, ditën që u shtrua që t’i nënshtrohej një interventi kirurgjikal. Të gjitha të dhënat janë të argumentuara në kartelën e të sëmurit. Ai vuante nga ceroza. U trajtua kirurgjikalisht. Saktësisht i sëmuri u nda nga jeta në orën 04’33 minuta. Ndërkohë që furnizimi me energji u rikthye në orën 21:42 minuta. Pajisjet back-up konsumohen. Në kushtet kur ke 9 të sëmurë që i ke në trajtim me ventilacion mekanik, edhe shkëputja elektrike ndodh në një moment të caktuar, vendimi që morën për transferimin e tyre ishte për të shmangur rënien e njëkohshme të të funksionimit të këtyre pajisjeve, që do të shkaktonte probleme në transportin e pacientëve në mënyrë të njëkohshme. Nuk mund ta them se sa është ose sa është koha që këto pajisje funksionojnë, por mbajnë për 4-5 orë. Incidente të tilla me shkëputje energjinë rëndon shumë vite më parë. Një ngjarje e ngjashme ndodhi dhe përpara 1-2 vitesh, e cila u kalua me sukses nga ana jonë. Ashtu si edhe mbrëmjen e kaluar ku fakti që ne nuk patëm asnjë humbje jete në një situatë të tillë na bën që meritojmë diçka më shumë nga ju gazetarët në radhë të parë, pasi kjo tregon se shërbimi ynë është i gatshëm në situata të tilla. Ne kemi masa sigurie për të mbajtur në jetë të sëmurët, edhe nëse ndodh që ikin dritat gjatë operacionit.”, tha ai.

 

Po ndodh...