“Pse i jep makinës kështu”/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja me çekiç në Thumanë, i riu masakroi 57-vjeçarin në sy të gruas dhe nënës së tij

20 Janar 2026, 10:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Pse i jep makinës kështu”/ Zbardhen detaje të reja

Zbardhen detaje të reja në lidhje me vrasjen e 57-vjeçarit Petrit Ndou, gjatë natës nga Andi Vokri, në aksin rrugor Mamurras-Krujë, Bushnesh.

Autori e ka goditur me sende të forta (çekiç) të ndjerin dhe se shkaku i konfliktit ka qenë për motive të dobëta.

Debati ka ndodhur fillimisht me fjalë të tipit “Pse i jep makinës kështu? Do bëjmë aksident”.

Andi Vokrri alias Ndreka, sipas hetuesve e ka kryer vrasjen në sy të nënës së tij, Dhurata Ndreka dhe bashkëshortes G. Vokrri.

Të dyja gratë kanë dhënë dëshmi për autoritetet dhe kanë shpjeguar se sherri nisi pas përplasjes së automjeteve.

Hetuesit kanë marrë edhe dëshmitë e katër personave të tjerë që kishin njohje me viktimën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 00:40, në aksin rrugor “Thumanë-Krujë”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, është goditur me sende të forta dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi P. N., 57 vjeç.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar autorin e dyshuar dhe shtetas që mund të ketë dijeni për ngjarjen, por për shkak të hetimit, nuk jepen të dhënat e tyre.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve hetimore, do të jepet informacion i plotë.

 

Po ndodh...