I ftuar dhe Rama/ “Bordi i Paqes” i kryesuar nga Trump, zbulohet data kur do të hidhen firmat për themelimin e tij
Gazetari izraelit Barak Ravid ka njoftuar në rrjetin social “X” se ceremonia e firmosjes së “Bordit të Paqes” për Gazën do të mbahet të enjten, më 22 janar 2026, nga ora 10:30 deri në 11:30.
Ceremonia do të zhvillohet në Davos Congress Center, në kuadër të aktiviteteve të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës.
Dje, kryeministri Edi Rama publikoi letrën që i ka dërguar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump duke ftuar Shqipërinë për të qenë pjesëmarrëse si vend anëtar themelues i Bordit të Paqes.
Në letrën e publikuar nga kreu i qeverisë, Trump fton Shqipërinë për t’iu bashkuar bordit që do të shërbejë si qeveri tranzitore në Rripin e Gazës pas përfundimit të luftës.
Kryeministri Rama shkruan se është falënderues për këtë privilegj ndërsa shton se do të bëjë gjithçka për të lartësuar emrin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.
“Mirëmëngjes dhe me nderin e kënaqësinë e ndarjes me ju të letrës që mora dje nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald J. Trump, duke ju falenderuar për privilegjin e besimit që më keni dhënë, si edhe duke ju siguruar se do të bëj deri në fund gjithçka duhet për ta lartësuar emrin e Shqipërisë e dinjitetin e shqiptarëve, ju uroj të diel të qetë”, shkruan Rama krahas letrës.
Presidenti i SHBA-së shkruan se kjo është një përgjegjësi fisnike dhe historike, sepse me përkushtimin e të gjithë liderëve pjesëmarrës, synohet ndërtimi i paqes së përhershme.
Po ndodh...
ide
U katandis lideri historik në një breshkë që ndjek nga pas Salianjin!
Kryeministrat dhe Televizioni Publik
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
