Grupi Parlamentar i PD-së shkresë zyrtare SPAK: Hetoni Irena Gjokën pa vonesa

20 Janar 2026, 15:55 / POLITIKË ALFA PRESS
Grupi Parlamentar i PD-së shkresë zyrtare SPAK: Hetoni Irena

Pas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme këtë të martë lidhur me provën mbi dënimin e gjyqtares Irena Gjoka në Greqi, ka reaguar zyrtarisht Grupi Parlamentar i PD-së.

Grupi Parlamentar me firmën e kreut të saj Gazment Bardhi ka kërkuar nisjen e hetimit mbi gjyqtaren Gjoka, me argumentin sipas tyre se cënohet interesi publik.

Mbi zbatimin e parimit të barazisë përpara ligjit ndaj gjyqtares znj. Irena Gjoka

Drejtuar: Z. Klodian BRAНО Drejtues i Prokurorisë, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar

I nderuar z. Drejtues i Prokurorisë së Posaçme, Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, në nenin 18, pika 1, parashikon se “Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit”. Por për fat të keq, gjatë ushtrimit të kompetencës së vet kushtetuese, Prokuroria e Posaçme, përmes vonesave në hetime, po përpiqet të devijojë nga zbatimi i këtij parimi kushtetues, duke krijuar një situatë të paprecedent në sistemin e drejtësisë dhe duke cenuar parimin kushtetues të “gjykatës së caktuar me ligj”. Prej kohësh në media është bërë i njohur rasti i fshehjes së dënimit nga autoritetet greke nga ana e gjyqtares së Gjykatës së Posacme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar znj. Irena Gjoka.

Sipas këtij denoncimi mediatik¹, znj. Gjoka ka qenë e debuar dy herë nga Greqia dhe është dënuar po në shtetin Grek nga një gjykatë penale për kryerjen e veprës penale të fallsifikimit të dokumenteve.

Konkretisht, në media janë bërë publike këto dokumente: a) Urdhër dëbimi nga policia greke, datë 24.12.2002, për tentativë hyrjeje në territorin grek me vizë të falsifikuar. Dokumente zyrtare të Ministrisë për Mbrojtjen e Qytetarit, Policia Greke, datë 14 gusht 2025, Prot. Nr. 1623/25/1741610, vërtetojnë se ndaj saj u hap një dosje penale për Greek neëspaper Proto Thema, date 4-5 May 2024, page 1, page 16. GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE – KUVENDI I SHQIPËRISË b) c) veprën penale të falsifikimit, bazuar në nenin 216 të Kodit Penal Grek, si dhe se pasaporta e saj u sekuestrua. Urdhër dëbimi nr. 7/13-2-2003, nga policia greke, datë 13.02.2003. Znj. Gjoka Maneku i kundërshtoi të dy urdhrat e dëbimit në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë të Athinës. Kërkesa e saj u rrëzua me vendimin nr. 320/2006, datë 03.06.2006.

Vendim penal i Gjykatës së Shkallës së Parë të Janinës, Greqi, nr. 1447/2005, datë 7 korrik 2005, për veprën penale të falsifikimit, duke e dënuar me tre muaj burgim dhe 1 500 euro gjobë (më pas e konvertuar në gjobë), si dhe duke urdhëruar shkatërrimin e pasaportës së sekuestruar që përmbante vizën e falsifikuar. Pavarësisht se këto fakte u bënë publike nga media, rezulton se znj. Gjoka nuk i ka deklaruar ato zyrtarisht pranë autoriteteve përkatëse, siç kërkohet nga ligji, pasi kjo do të çonte në përfundimin e mandatit të saj si gjyqtare, sipas nenit 6/1 të Kushtetutës, ligjit nr. 95/2016 dhe ligjit nr. 96/2016. Për të shmangur përfundimin e mandatit të saj si gjyqtare, ajo nuk i deklaroi këto fakte as në formularët zyrtarë të parashikuar nga ligji për dekriminalizimin, nr. 138/2015. Mosdeklarimi i informacionit të kërkuar në këta formularë përbën një vepër penale më vete sipas ligjit. Më datë 20 Janar 2026, Prokurori i Përgjithshëm, në zbatim të kompetencës që i njeh ligji nr. 138/2015, deklaroi se dokumentet e publikuara në media janë autentike dhe njoftoi publikisht se: nr. “Mbi bazën e kërkesës së Komisionit të Zhvillimit të Karrierës në Këshillin e Lartë Gjyqësor, më datë 08.05.2024 në Sektorin e Dekriminalizimit të Prokurorisë së Përgjitshme është regjistruar me 40 procesi per verifikimin e thelluar të deklarimeve të bëra në Formularin e Vetëdeklarimit date 22.04.2016, për subjektin Irena Gjoka (Shpata, Maneku), gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Pas kryerjes së të gjitha verifikimeve të mundshme brenda dhe jashtë vendit, më datë 19.01.2026, Prokuroria e Përgjithshme ka vendosur miratimin e rezultateve të verifikimit, vendim të cilin po këtë datë ja ka përcjellë Këshillit të Lartë Gjyqësor si organ përgjegjës për verifikimin e kushteve të ndalimit në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.”.

Në këtë mënyrë, përmes këtij konfirmimi të autoriteteve përgjegjëse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues të gjyqtarit, në kuptim të nenit 6/1 të GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE – KUVENDI I SHQIPËRISË Kushtetutës, ligjit nr. 95/2016 dhe ligjit nr. 96/2016, si dhe ka fallsifikuar aktet, duke kryer një tjetër krim, në mënyrë të përsëritur, për shkak të mosdeklarimit të urdhër dëbimeve dhe vendimit gjyqësor të dënimit.

Është e pashpjegueshme sesi ende sot Prokuroria e Posaçme zvarrit hetimin për këtë rast, duke vijuar devijimin nga parimi i barazisë përpara ligjit dhe duke lejuar vijimin e gjendjes së paligjshmërisë në sistemin gjyqësor. Në këtë kuptim, në emër të deputetëve të opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, shprehim shqetësimin e thellë, për mosveprimin në kohë të Prokurorisë së Posaçme, që po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme në sistemin gjyqësor. Cenimi i parimit të “gjykatës së caktuar me ligj”, është shkak i mjaftueshëm kushtetues për të cënuar çdo vendimmarrje të saj si gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar. Kjo ka pasoja të rënda për vetë sistemin e drejtësisë, për vetë punën e Prokurorisë së Posaçme, por mund të shkaktojë edhe pasoja të rënda financiare për shtetin shqiptar. Ky rast cenon edhe besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë dhe krijon pasiguri mbi vendimmarrjet e sistemit gjyqësor, duke cenuar integritetin e të gjithë sistemit.

Për këtë arsye, duke respektuar parimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe duke shmangur çdo ndërhyrje në çështje konkrete në hetim apo në punën e Prokurorisë së Posaçme, ne deputetët e opozitës në Kuvend, në përputhje me parimin e ndarjes dhe të balancimit të pushteteve, parimit të shtetit ligjor, dhe të përgjegjësisë sonë si deputetë për të mbrojtur interesin e shtetit shqiptar, kushtetutshmërinë dhe ligjshmërisë në sistemin gjyqësor, kërkojmë nga ana e Prokurorisë së Posaçme që të veprojë në kohë, pa vonesa të mëtejshme, me paanësi dhe në përputhje me parimin e barazisë përpara ligjit, për hetimin brenda një afati të arsyeshëm të këtij rast. Çdo vonesë nga ana juaj për përgjegjësinë penale apo nga organet e tjera kushtetuese për përgjegjësinë administrative, shkakon pasoja të rënda për interesin publik, për vetë sistemin e drejtësisë dhe për interesat financiare të shtetit shqiptar.

Pasi Prokuroria e Përgjithshme konfirmoi sot se gjyqtarja e Gjykatës së Posacme Irena Gjoka rezulton e dënuar në shtetin grek dhe një fakt të tillë e ka fshehur në formularët e vetdeklarimit, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike i ka kërkuar Prokurorisë së Posacme, përfundimin pa vonesa të hetimit të saj për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve zyrtare

Në shkresën e firmosur në emër të opozitës, nga Kryetari i Grupit Parlamentar të Pd, Gazment Bardhi, theksohet se “përmes këtij konfirmimi të autoriteteve përgjegjëse rezulton se gjyqtarja Irena Gjoka, ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë me funksionin kushtetues të gjyqtarit, në kuptim të nenit 6/1 të Kushtetutës, ligjit nr. 95/2016 dhe ligjit nr. 96/2016, si dhe ka fallsifikuar aktet, duke kryer një tjetër krim, në mënyrë të përsëritur, për shkak të mosdeklarimit të urdhër dëbimeve dhe vendimit gjyqësor të dënimit. Është e pashpjegueshme sesi ende sot Prokuroria e Posaçme zvarrit hetimin për këtë rast, duke vijuar devijimin nga parimi i barazisë përpara ligjit dhe duke lejuar vijimin e gjendjes së paligjshmërisë në sistemin gjyqësor.”.

Deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë, shprehin shqetësimin e thellë, për mosveprimin në kohë të Prokurorisë së Posaçme, që po sjell pasoja të rënda dhe të parikuperueshme në sistemin gjyqësor. “Cenimi i parimit të “gjykatës së caktuar me ligj”, është shkak i mjaftueshëm kushtetues për të cënuar çdo vendimmarrje të saj si gjyqtare në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar. Kjo ka pasoja të rënda për vetë sistemin e drejtësisë, për vetë punën e Prokurorisë së Posaçme, por mund të shkaktojë edhe pasoja të rënda financiare për shtetin shqiptar. Ky rast cenon edhe besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë dhe krijon pasiguri mbi vendimmarrjet e sistemit gjyqësor, duke cenuar integritetin e të gjithë sistemit.”- thuhet në letrën e firmosur nga Gazment Bardhi.

Në përfundim, opozita thekson se “Për këtë arsye, duke respektuar parimin e pavarësisë së sistemit gjyqësor dhe duke shmangur çdo ndërhyrje në çështje konkrete në hetim apo në punën e Prokurorisë së Posaçme, ne deputetët e opozitës në Kuvend, në përputhje me parimin e ndarjes dhe të balancimit të pushteteve, parimit të shtetit ligjor, dhe të përgjegjësisë sonë si deputetë për të mbrojtur interesin e shtetit shqiptar, kushtetutshmërinë dhe ligjshmërisë në sistemin gjyqësor, kërkojmë nga ana e Prokurorisë së Posaçme që të veprojë në kohë, pa vonesa të mëtejshme, me paanësi dhe në përputhje me parimin e barazisë përpara ligjit, për hetimin brenda një afati të arsyeshëm të këtij rast. Çdo vonesë nga ana juaj për përgjegjësinë penale apo nga organet e tjera kushtetuese për përgjegjësinë administrative, shkakon pasoja të rënda për interesin publik, për vetë sistemin e drejtësisë dhe për interesat financiare të shtetit shqiptar.”.

Po ndodh...