Ambasadori i OSBE-së takohet me Klodian Brahon: Rikonfirmuam mbështetjen për SPAK

20 Janar 2026, 17:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Ambasadori i OSBE-së takohet me Klodian Brahon: Rikonfirmuam

Ambasadori Michel Tarran, kryetar i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, është takuar ditën e sotme me kreun e ri të SPAK, Klodian Braho.

Në një postim në Facebook, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, shkruan se ambasadori Tarran, uroi Brahon për zgjedhjen në detyrë.

Po ashtu në njoftim theksohet se Tarran ripohoi mbështetjen e fortë të Prezencës së OSBE-së për SPAK-un dhe rolin e tij kyç në procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri.

Po ashtu në takim është diskutuar edhe thellimi i bashkëpunimit të SPAK me OSBE.

Ambasadori i OSBE-së takon drejtuesin e ri të SPAK-ut

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Michel Tarran, u takua sot me z. Klodjan Braho, pas zgjedhjes të tij si drejtues i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ambasadori Tarran e përgëzoi z. Braho për zgjedhjen në detyrë dhe i uroi suksese në marrjen e këtij roli të rëndësishëm dhe sfidues. Ambasadori Tarran ripohoi mbështetjen e fortë të Prezencës së OSBE-së për SPAK-un dhe rolin e tij kyç në procesin e reformës në drejtësi në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e këtij institucioni në forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e besimit të publikut tek institucionet demokratike të Shqipërisë.

Gjatë takimit, Ambasadori Tarran dhe z. Braho diskutuan bashkëpunimin aktual dhe të ardhshëm ndërmjet Prezencës së OSBE-së dhe SPAK-ut, përfshirë mbështetjen përmes veprimtarive të rritjes së kapaciteteve, këshillimit për politika dhe shkëmbimit të praktikave më të mira ndërkombëtare.

Kryetari i Prezencës ritheksoi angazhimin e vijueshëm të Prezencës së OSBE-së për të mbështetur institucionet e drejtësisë në Shqipëri dhe mirëpriti pikëpamjet e z. Braho mbi mënyrat se si bashkëpunimi mund të forcohet më tej për të adresuar në mënyrë efektive korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Po ndodh...