Juve, Spalleti: Japim shpirtin në fushë, ndaj Benficës për maksimumin

20 Janar 2026, 18:25 / SPORT ALFA PRESS

Juve, Spalleti: Japim shpirtin në fushë, ndaj Benficës për

Tekniku i Juventusit, Spalleti tregoi këndvështrimin e tij para ndeshjes ndaj Benficës.

“Kur përballesh me skuadra si Benfica, përballesh me një pjesë të historisë së futbollit. Skuadrat portugeze të fusin në ritmin e tyre dhe, nëse nuk je i vëmendshëm, rrezikon të mbetesh i bllokuar. Pres që lojtarët tanë të jenë gati”.

Sfida e nesërme do të jetë edhe një duel interesant mes Spalletti-t dhe Mourinho-s. “Me José-në ka pasur një periudhë të parë me disa replika, më shumë nga ana e tij, por më pas është ndërtuar respekti. Është gjithmonë kënaqësi ta rishohësh. Kur është Mourinho, volumi i futbollit rritet. Të jem përballë tij është krenari.

Spalletti paralajmëroi një Benfica agresive: “Është një përballje direkte. Ata, ashtu si ne, do të duhet të vendosin identitetin e tyre në fushë. Jam i bindur se do të dalë një ndeshje shumë interesante”.

Po ndodh...