Italianët e bëjnë fakt të kryer, klubi i ka rinovuar kontratën futbollistit të Kombëtares

20 Janar 2026, 17:12 / SPORT ALFA PRESS

Italianët e bëjnë fakt të kryer, klubi i ka rinovuar

E ardhmja e Ylber Ramadanit është vendosur të paktën deri në verën e vitit 2027. Për këtë janë të bindur në Itali, ku mediat pranë klubit të Leçes kanë bërë të ditur se klubi i Serisë A i ka rinovuar kontratën Ramadanit.

Marrëveshja ekzistuese përfundonte gjatë kësaj vere, por në kontratë kishte klauzolë nga ana e klubit për zgjatjen e saj deri në verën e vitit 2027. Klubi sot e ka aktivizuar atë, duke bërë efektive marrëveshjen e re që tashmë përfundon pas një viti e gjysmë.

Kësisoj, Ramadani është i lidhur përsëri me klubin i cili po lufton për mbijetesën në elitë e ku ai në këtë edicion është kthyer përsëri në një element të paprekshëm në rreshtim. Mesfushori 29-vjeçar iu bashkua Leçes në verën e vitit 2023, kur italianët e “peshkuan” në radhët e Aberdinit në Skoci.

Po ndodh...