“Në Strasburg, jo protestë por manifestim...”/ Lela: Protesta e 29 tetorit, vijim i mosbindjes civile

Alfred Lela, drejtor i komunikimit dhe shtypit në PD, në rubrikën “Opinion” në News24 tha se protesta e 29 tetorit do të jetë një reagim qoftë për arrestimin e Ilir Metës dhe burgosjes së Ervin Salianjit.
Lela tha se protesta e 29 tetorit është në vazhdën e mosbindjes civile që opozita tashmë ka shpallur. Ai tha se në 29 tetor duhet të dalin të gjithë qytetarët që janë shokuar nga ata pamjet e arrestimit të Metës, që të kujtojnë apo janë një rikthim në vitin 1946.
Duke folur për protestën e deputetëve të opozitës në Strasburg në 23 tetor, Lela tha se nuk kemi pse të protestojmë në dyert e Europës.
“Në Strasburg nuk kemi protestë, por manifestim sensibilizues.
Qëllimi i saj është për ti thënë PE-së se në Shqipëri janë disa gjëra që janë të kalbura, se në Shqipëri po ndodhin arrestime me agjendë të qartë politike, dhe është një qeveri që e ka gjuhën europiane, por sjelljen sovjetike.
Të duash të ndalësh ekspansionin rus dhe të lejosh sovjetizmat në Shqipëri është një gjë që nuk shkon”, tha Lela.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

