Ndarja nga jeta e poetit, Agim Doçi, Basha shpreh ngushëllimet: Ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore

24 Qershor 2024, 10:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Ndarja nga jeta e poetit, Agim Doçi, Basha shpreh ngushëllimet:

Basha shpreh ngushëlime për ndarjen nga jeta të poetit, Agim Doçi: Ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore

Lulzim Basha ka shprehur ngushëllime për largimin e parakohshëm nga jeta të poetit të muzikës, Agim Doçi.

Me anë të një postimi në facebook, Basha shkruan se Doçi ishte një personalitet i apasionuar, një shpirt i pasur dhe një tekstshkrues këngësh brilante dhe një shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore.

Mesazhi i Bashës:

I trishtuar nga lajmi për largimin e parakohshëm nga jeta i poetit të muzikës Agim Doçi!

Një personalitet i apasionuar, një shpirt i pasur dhe një tekstshkrues këngësh brilante, Doçi ishte shembull i artit që mbart vlera të vërteta artistike dhe kulturore.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta! Mendimet dhe lutjet për familjen Doçi, të afërmit, miqtë dhe kolegët! 

Le të prehet në paqen e merituar!

 

Po ndodh...