Ndarja nga jeta e At Arthur Liolin, Basha shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve

29 Shtator 2023, 17:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Ndarja nga jeta e At Arthur Liolin, Basha shpreh ngushëllimet e sinqerta

Është shuar në Shtetet e Bashkuara, At Artur Liolin, kancelar i i Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare, pasuesi i Fan Nolit dhe një person me reputacion të shkëlqyer në SHBA.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nëpërmjet faqes së tij zyrtare në Facebook, ka shprehur ngushëllime familjarë dhe mirënjohjen e tij për veprimtarinë e jashtëzakonshme të kancelarit të Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare, At Artur Liolin.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:

Lamtumirë At Arthur Liolin!
Do ta nderojmë përherë me mirënjohje veprimtarinë e jashtëzakonshme të Kancelarit të Kryepeshkopatës Ortodokse Shqiptare në Boston, si një udhëheqës shpirtëror i komunitetit shqiptaro-amerikan. Një patriot që i shërbeu me dhembshuri e humanizëm atdheut dhe çështjes kombëtare.
Në këtë ditë të trishtë të kalimit të tij në amshim, i shpreh ngushëllimet e mia familjes, dashamirësve të shumtë, Kishës Ortodokse Shqiptare në Amerikë dhe grigjës së tij, që shërbeu si pasardhës i nderuar i Fan Nolit.
U prehtë në paqe!

Po ndodh...

ide